Letrave sonte u rri larg
Vargjet s’më kapin më përdore
Qytetit bredh unë rreth e qark
Më puth nata si dashnore
E një fllad që fryn i lehtë
Lot me gjethet, i pa gjumë
Hëna floket e gjat lËshuar
Lan e qetë diku në lumë
Diku tej në një taverrnë
Muzikë gazmore, kupat plot
Më shkel syn një lule bore
E pa gjumë dhe une - më thotë
Unë taverrnes i rri larg
Tjetër muzikë ruaj në gji
Duke ecur nëpër park
Këndoj i humbur si fëmij
Nënën time sjell ndër mënd
Mbi një ëndërr tek rri menduar
Mbeshtetur diku pranë dritares
Me koken varur përmbi duar
Oh, e shtrenjta ime, nënë!
Ti fli e gjumin bëj te qetë
Unë do të vij një mëngjes
Kur vesë e yjeve të bjer mbi fletë
E ti në mbrëmje do më vësh në gjum
Si bëje dikur kur isha fëmij
Do më këndosh ëmbël një ninullë
Që përveç teje askush se di.
Dhe unë si qëngj vocërrak do të flë
Mbështetur në prehrin tënd të ngroht
Se askund tjetër më të ëmbel gjum
Nuk mund të gjej unë në k'të botë.
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment