Friday, January 25, 2008

Nostalgji



Ç’bukuri e bardhë bore
Kopshtit ëndrrat i rrinë ftohtë
Një ndjenjë e hollë më merr për dore

Eja te luajm me borë më thotë !
Bora dridhet duke rënë
Pemët, nuse, heshtur rrinë
Ca tinguj qelq, nata luan
Përmbi tastierat e shpirtit tim
Vetmi thua s’ka kjo natë!
Veç bardhesi bore shihet tutje
Në kopësht, porsi murg i ngratë
Një qipariz, dehet në lutje.
I jepem natës, me boren puthem
Ne buzeputhje, akull ftohtë
Bie e shkrihet bore e bardhë
Nga fryma ime, e bardhe, e ngrohtë.
mbrëmje të ftohta të dimrit, acar
Verën që shkoi më sillni ndër mënd
E me merr mall, të flë mbi bar
Në gjum t’më puth hënë e argjendë
O

E të zgjojem në mëngjes,
Kur të bjerë vesa e yjeve
Si trumcak, te nis të bredh
Të humbas tutje nëper pyje
Tu falem luleve, porsi dielli
Se blerim kam shpirtin plotë.
Kjo borë e bardhë që bje nga qielli
Në nostalgji më mbyti sotë.


© Leonard Seiti

No comments: