Saturday, January 26, 2008

Ndjenjë

Ç’më pushtoi sonte kjo ndjenjë
Keto mendime nga më erdhën ?
A thua lart nga qielli blu
Yjet mall mbi mua derdhën!

Janë flokët e tu przier me dritë
A reze hëne është ky tis !?
Si kallza gruri në mbrëmje maji
Fllad'i lehtë ti shpurpuris

Kjo ndjenjë pa gjum sotë po më lë
Nga thellesia e shpirtit si zjarr më doli
Mu be sikur dëgjova zë!
Fole ti, a era foli?

Me duket, i paskam harruar
Syte e tu me qeshje drite
Kam pak kohë që jam larguar
Si të ken kaluar vite!

© Leonard Seiti

1 comment:

Ardita Jatru said...

Poezia i ka te gjitha,ritem,ndjenja dhe muzike.Me pelqen poezia jote,po arrin ne pjekuri.Urime per blogun