Sunday, February 24, 2008
Nostalgjia
"Rekomandoj ta lexoni duke dëgjuar melodinë në videoklipin e mësipërm"
Thell në shpirt, një melodi
Zgjon të shkuarën, në kujtesë
Dhe mbushet mbrëmja, nostalgji
Për një lastonjë, një vetull zezë
Një dritë rrjedh, porsi ujvarë
K’të mbrëmje t’vonë, mbi gjeth’
Nën qiellin stolisur, margaritarë
Kujtime blu, kjo mbrëmje derdh
Përzjerë me dritë, fllad i lehtë
Gjetheve, mbrëmja belbëzon
Dhe vargje derdhen nëpër fletë
Si vesë kristal, që mëngjesin zgjon
Gonxhe Yjesh çelur, Maj
Ç’bukuri, lëndinës tej
Përzjerë me yjet, sytë e sajë
K’të mbrëmje t’vonë, kërkoj të gjej
Dhe gjum në sy, kjo natë nuk ka
Nga shpirti, kulluar, tinguj rrjedhin
Përzjerë me tingujt, kujtime blu
Lidhur përdore, me natën bredhin
© Leonard Seiti
Labels:
Nostalgji
2 comments:
"dhe gjum në sy, kjo natë nuk ka
Nga shpirti, kulluar, tinguj rrjedhin
Përzjerë me tingujt, kujtime blu
Lidhur përdore, me natën bredhin"
NATEN NE MUNDSHA TA NDRICOJ!!!
Së pari, mirës'erdhe kësaj lëndine, G.A .
Sa për Natën , s'besoj se do të mundje ta ndriçoje !
Le ta lëmë atë të zezë, si ajo është, jam i sigurtë se, dikujt i pëlqen pikërisht keshtu, e zezë !
Ndoshta ngaqë ndjen gjumë !
Post a Comment