Sunday, March 30, 2008

Përshëndetje

Përshëndetje, mikesha ime, përshëndetje
Me yjet e natës, sonte po të trazoj
Kur të bjerë vesa e natës në ikje
Një gotë mbushur vesë,dolli për ty do çoj

Dhe me rrezen e parë të dritës, nesër
Të dërgoj përqafime të sinqerta, fëmijnore
E ndoshta porsi vesa, kristal, buzëqeshje
Nga buzët e tua, do të lidhen përdore

Unë desha të këndoj, të dehesha sonte
Në vargje të kacavirresha, porsi mbi pemë
Por ja që koha s’harroi t’më tregonte
Se diku tjetër me ngut më duhet të jem

Ndaj po zbres nga dega, sakaq
Këputur, urimin e mbaj nëpër duar
Të uroj një natë të ëmbël dhe paq’
E ëndrra të ëmbla, me Yje trazuar.

Shkroi :Leonard Seiti



""Pershendetje nga une miku im,
hena per ty me foli mbreme,
ankohej per Yjet qe rrotull si kish´
nga duart e tua, peng ishin zene...


Dhe une e qetesova perseri
i thash, do te kthehen moj Hene,
poetit i duhej pak frymezim,
ndaj ti rrembeu, vec mbreme...



Pershendetje Leonard
PaLmA ""

*** (Përgjigje)
Vërtetë ja rrëmbeva për pak yjet hënës
Dhe nëse është trishtuar, i kërkoj ndjesë
Veç doja t’ja u zbukuroja qepallat e syve
Me qerpik, nga të tutë, të larë në vesë

Ndaj faleminderit ty, mikesha ime
Pa ty, ajo mbrëmë do të ndjente vetmi
Dhe sonte kur të shohi se ç’ka bërë dora ime
Kureshtare do të zbres, do të vij tek ti

Do të vështroj kureshtare në sy, qerpikë
Një nga një do të nis ti numëroj
Dhe pastaj do të puth, para se të ikë
Dhe natën e mirë ëmbëlsisht do të uroj.

Leonard Seiti

No comments: