Thursday, April 3, 2008

Flutur apo ëngjëll !


(Flutur apo ëngjëll nuk ështe Titulli i Poezisë, ështe vënë duke u bazuar në foto)

***

Ç’më vjen lëndinës, porsi flutur
Ta njoh hapin tënd të lehtë
Të kisha menduar, krahëkëputur
Engjëll, nga ata që bien nga qiejt

Ngjyra lulesh,Prill e Maj
Toka e qielli ynë do t’ish
E ç’rëndësi do të kish pastaj
Në do kish diell a s’do të kish

Bota do të ishte si një Eden
Ti ndoshta Eva, dhe unë Adam
N'atë botë gjethet kurrë nuk bjenë
As shi rrëmbyeshëm, si në savanë

Do të mjaftonte shkëlqim’i syve
E një pikë lotë, t'u shuante etjen
Dhe s’do të duhej as dritë e yjeve
E as mëngjes ku ëndrrat treten

Për dreq, ishte veç një ëndërr
Ndodhi, dhe nuk ç’bëhet më
Ti më ishe veç një flutur
Që vjen e shkon, e shënj nuk lë.

© Leonard Seiti


15 Prill 2007

No comments: