Wednesday, March 5, 2008


Si blete, prillit,ndoshta nuk do t’vije
kujtimi im,por si flutur krahëpraruar majit.
Petalet e shpirtit nje nga nje do t’i cik
Per t’i ngjyer me polenen e mallit.

Ardita Jatru


Ti eja, pa e zgjedhur kohën
Në mëngjes,mesditë, a mbrëmjes vonë
Kur të vësh këmbët, mbi tela shpirti
Mos u tremb, nëse papritur tinguj dëgjon

Eja, si të duash, si bletë a si flutur
Unë kohën e ndala dhe, po të pres
Ndoshta më vjen si ëngjëll krahkëputur
Me sy të kristaltë, të larë në vesë

At’here dhe unë do ti mbyll petalet
Do pres të thahem gjer në rrënjë
Që ëngjëll tjetër, të mos ndalet
Petaleve të shpirtit, t’më lerë shenjë

© Leonard Seiti

2 comments:

Ardita Jatru said...

Eeee Leonard,po kjo eshte kryeveper.
Me bere te qesh shejtan.Te falenderoj dhe ty per dhuraten e bukur.Piktura eshte perfekte,mos ia nderro ngjyrat :)

Leonard Seiti said...

Kryevepër ! Ndoshta, nuk e di! Kurrë s'kam mundur t'i vlerësoj këngët e shpirtit.
Megjithatë, faleminderit.
Të jem i sinqertë, mendoj se ka dhe më mirë dhe, kësaj here, kënga doli e sforcuar disi. Nuk di pse !
Këngët e kënduara me Almën në duet dolën më lehtë. Ndoshta rastësi !
Nuk di !
Megjithatë :

Më ndje, për k’të shpirtin tim
Telat brënda i rrinë shtrënguar
Nga fllad i hollë nxjerr tingëllim’
E nis këndon, kur e prekin duar

Nuk e zgjodha unë, të jem kështu
Por Zoti vetë, kështu më deshi
Dhe para se t’më sillte këtu
Me tela violine në shpirt më veshi.

Desha të them se, këngë të tjera do të ketë.

Të uroj një ditë të mbarë.
Leonard