Monday, March 3, 2008

Ikonë Shpirti

Mos fillo të lexosh Poezinë pa klikuar mbi videon. Muzika e videos do ta bënte atë më të ëmbël.




U lodha sonte me fletët
S’arrita dot ti ngjyros
Ikonën tënde, të shpirtit
S’munda dot ta përsos

Ndaj, u ndala : Më fal !
Sot, penën e ktheva në shkop
Hipa mbi një degëz arrë,
Kokrra, rrëzova për tokë

Pastaj, e mora penën, në duar
E shtrëngova fort
E bëra kazëm të vjetër
Dhe e ngula, thellë në tokë

E mbolla aty shpirtin tim
Prilli, ngadal po vjen
Ndoshta, do të çel, si lule
Me vesë mbi petal dhe polenë

Dhe ndoshta, ti, si bletë
Lëndinës së prillit, një ditë
Do të ulesh të shplodhësh krahët
Mbi petalet, krahë, të mitë


Do më mjaftoj, ndoshta, një çast,
Ngjyra nga Prilli të të jap
Do mbështetësh kokën, të pushosh
Mbi krahët petale, që shpirti ka hap'

At’herë, do të përlyej me polenë
Gjersa, e tëra të më sosë
Nëse s’munda të pikturoj me penë
Me Pranverë, ndoshta, të përsos.


© Leonard Seiti

3 comments:

Suzana Zisi said...

Hmmmmmm...
Sa e bukur kjo poezi...
Mrekulli rrenqethese...
Cila femer valle nuk do donte te vizatohej me keto ngjyra?
Cila femer nuk do donte te vishej me te blerten e klorofilit dhe te lyhej me polen?
Ta kam zili kete poezi Nard!

Suzana Zisi said...

Kjo poezi eshte pertej tokesores, pertej dashurise dhe gjithe ndjesive te rendomta, ka konture ajri, fytyre endrre, linjat jane me fije shpirti, ndersa truri eshte ravijezuar me profesionalizem.

Suzana Zisi said...

Ti nuk ke perdorur penela te mirefillte per ta ngjyrosur. Kete e ben shpirti ne menyre te pavetedijshme, pa fjale. Nje flijim i tille kaq sublim, thelle ne toke bashke me penen - kazme, eshte nder gjetjet me te bukura qe kam ndeshur.