Showing posts with label Ikonë shpirti. Show all posts
Showing posts with label Ikonë shpirti. Show all posts

Monday, March 3, 2008

Ikonë Shpirti

Mos fillo të lexosh Poezinë pa klikuar mbi videon. Muzika e videos do ta bënte atë më të ëmbël.




U lodha sonte me fletët
S’arrita dot ti ngjyros
Ikonën tënde, të shpirtit
S’munda dot ta përsos

Ndaj, u ndala : Më fal !
Sot, penën e ktheva në shkop
Hipa mbi një degëz arrë,
Kokrra, rrëzova për tokë

Pastaj, e mora penën, në duar
E shtrëngova fort
E bëra kazëm të vjetër
Dhe e ngula, thellë në tokë

E mbolla aty shpirtin tim
Prilli, ngadal po vjen
Ndoshta, do të çel, si lule
Me vesë mbi petal dhe polenë

Dhe ndoshta, ti, si bletë
Lëndinës së prillit, një ditë
Do të ulesh të shplodhësh krahët
Mbi petalet, krahë, të mitë


Do më mjaftoj, ndoshta, një çast,
Ngjyra nga Prilli të të jap
Do mbështetësh kokën, të pushosh
Mbi krahët petale, që shpirti ka hap'

At’herë, do të përlyej me polenë
Gjersa, e tëra të më sosë
Nëse s’munda të pikturoj me penë
Me Pranverë, ndoshta, të përsos.


© Leonard Seiti