Por një zog i verdhë, krahapur
Mos prit, ta ngroh drita e yjeve
Shpirtin ngricë e zemrën akull
Merre diellin e mëngjesit
Porsi llambë, në duar ndezur
Dhe mos u tremb rrugës tënde
Por rend drejt jetës i pa epur
Dhe nëse rrugës të mbjellin gropa
Që të rrëzohesh hap mbas hapi
Ti hapi krahët, porsi shqiponjë
Dhe fluturo mbi thepa shpati
Lëre kohën, të rrjedh e qetë
Tokën nën këmbë, të rrotullohet
Dhe porsi Dielli që feks mbi fletë
Këndo një Hymn, bota të zgjohet
Dhe le të mbjellin gropa rrugës
Mbuluar sipër me shtresë kallkani
Me këngë e dritë ushqeje zemrën
Dhe gjak të nxehtë si llavë vullkani.
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment