Si gjethe vjeshte krejt e zverdhur !
K’të tis ergjënd, si vello nusesh
Kush vallë supeve ta ka hedhur ?
Ç’po kërkon të më thuash
Me k’të heshtje të ftohtë kallkan !?
Më merr si lot po të duash
Më derdh rrëmbyeshëm në savanë.
Të bje e thyhem mbi at tokë të etur
Nga vapë e verës dhe huqe ere
Të ngrihet bari, krejt pa pyetur
Në togje mbledhur, si ushtri pranvere.
© Leonard Seiti
1 comment:
shum bukur
thjesht shum bukur
urime Nardi
Post a Comment