Tuesday, June 10, 2008

Gjysma ime e ëmbël.

© Leonard Seiti

Do të kalojnë vitet dhe, puthjet
Si Dielli në mbrëmje do zbehen
Përqafimet me krah të ylbertë
Në mjegulla vjeshte do kthehen

Do të kalojnë vitet dhe, buzët
S’do të kenë më aromë të pranvertë
Lëkura tënde e butë
S’do ti ngjaj më livadhit të blertë

Do të kalojnë vitet dhe, sytë
S’do të kenë më shkëlqimin e yjeve
Flokëve të tu të mëndafshtë
S’do të bredh më flladi i pyjeve

Do të kalojnë vitet e dashur
Si stinët që bredhin në park
Ndaj, po të hedh nëpër këngë
Që koha të mos mund të të plak

Do të vij një ditë e dashur
Mbi sup do t’na ulet një ëngjëll
Gjithsesi, ti do të mbetesh
Ajo gjysma ime e ëmbël.

© Leonard Seiti

3 comments:

Suzana Zisi said...

Po te them edhe ketu qe kjo eshte poezia me e bukur shkruar prej teje.
As mos me kundershto se kam 1000 arsye per te te bindur...hahahaha...

Lexo pak tek fsh/com-i, Brari ka celur nje teme enkas per kete poezi.

Ps: Te falenderoj per kengen...!

Pss: Me tastieren e shpirtit e ke shkruar kete poezi???

Ardita Jatru said...

Sa vjen e me i embel behesh e me perfekt.
Ke nje te ardhme te ndritur ne poezi.Vazhdo ta lemosh vargun keshtu sic vetem ti di,mrekullisht.

Me ngacmoi strofa e parafundit....

Suzana Zisi said...

"Gjysma ime e embel..."
Leonardo, edhe kete poezi e lexoj shpesh.
Te jesh nje gjysme, nuk besoj se eshte fat. Te jesh i/e plote, eshte fantazi. Te gjesh gjysmen tejter, eshte njesoj sikur te thuash: "mblodha margarita ne nje enderr".
asnjehere nuk jane identike. Mjere qenia qe do te dilte prej ngjitjes apo qepjes...
Por ka dhe perjashtime si ne rastin e heronjve te tu lirike. Eshte nje "qepje" e bukur dhe profesionale; po aq e ndjere sa edhe njerezore; po aq ireale sa e prekshme...
Po te kerkoja nje fjale te vetme per ta karakterizuar, do vlente vetem fjala: "DRITHERUESE".
Nuk do e lexoj me tashme sepse e di permendsh. Eshte bere pjese e "fondit te zgjedhur" te poezive te cilat i recitoj me ze ne castet kur gjendem vetem...