Do të kalojnë vitet dhe, puthjet
Si Dielli në mbrëmje do zbehen
Përqafimet me krah të ylbertë
Në mjegulla vjeshte do kthehen
Do të kalojnë vitet dhe, buzët
S’do të kenë më aromë të pranvertë
Lëkura tënde e butë
S’do ti ngjaj më livadhit të blertë
Do të kalojnë vitet dhe, sytë
S’do të kenë më shkëlqimin e yjeve
Flokëve të tu të mëndafshtë
S’do të bredh më flladi i pyjeve
Do të kalojnë vitet e dashur
Si stinët që bredhin në park
Ndaj, po të hedh nëpër këngë
Që koha të mos mund të të plak
Do të vij një ditë e dashur
Mbi sup do t’na ulet një ëngjëll
Gjithsesi, ti do të mbetesh
Ajo gjysma ime e ëmbël.
© Leonard Seiti