
Më ra një lot, dhe më lagu
Derdhur syve blu të qiellit
Ndjeva troke..! Ishte agu
Që kalëronte rreze dielli
Kështu, u zgjova, i hutuar
Hodha sytë rreth e përqark
Më buzëqeshi një trëndafil
Që porsi unë, në lot isht’ lag’
Pashë të tretej pikë e lotit
Teksa rritej syri i dritës
Dhe vura re se kisha fjetur
Përmbi petal të margaritës.
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment