Showing posts with label Si një bletë. Show all posts
Showing posts with label Si një bletë. Show all posts

Sunday, June 29, 2008

Si një bletë


Më ra një lot, dhe më lagu
Derdhur syve blu të qiellit
Ndjeva troke..! Ishte agu
Që kalëronte rreze dielli

Kështu, u zgjova, i hutuar
Hodha sytë rreth e përqark
Më buzëqeshi një trëndafil
Që porsi unë, në lot isht’ lag’

Pashë të tretej pikë e lotit
Teksa rritej syri i dritës
Dhe vura re se kisha fjetur
Përmbi petal të margaritës.

© Leonard Seiti