Thursday, July 10, 2008

E pa fill.

P.S : Ndiq vdieon, do kuptosh përse !



............
................
......................
...............................

Ti ku më humbe e s’të gjej dot ?
Kujt vallë ja shite trupin tënd ?!
Natës ndoshta, që bredh mbi rrugë
Me taka veshur, si zonjë e rëndë !

Në cilin shtrat ti thyeva flatrat ?
Duke të puthur, të vrava vallë !?
Tashmë kërkoj të gjej çarçafëve
Qoft një qerpik , të shuaj mall.

...............................
.........................
...................
..............



© Leonard Seiti

6 comments:

Unknown said...

Te kendon vargu, domethene shpirti tend.

Suzana Zisi said...

Shume e bukur poezia jote Leonardo!
Jemi bij te humbjes...
Disave u largohen imazhet, disve te afermit, disave dashuria, te tjereve mendja...eh...Ndersa disa te tjereve u largohet jeta...Kupton? Jeta...
Kjo eshte me e rendesishmja miku im.
Qofsh me jete te gjate dhe uroj te shkruash per shume e shume vjet po kaq bukur sa tani...!

Miqesisht,
Suzana

Leonard Seiti said...

Faleminderit Mondi.

E dashur Suz.
Mua k'saj radhe vetëm se po më rrinin larg vargjet, Poezia, e nuk më mbyt ndërkoh, as hall e as brengë.
Jam duke i folur Poezisë në Poezi,
"ç'arçafët ku unë kërkoj qerpikë" janë fletat e bardha, ku unë kërkoja një shkronjë, një varg.

Faleminderit për Urimet Suz
Të përqafoj
Leo

Suzana Zisi said...

Keshtu uroj te jesh perhere Leonardo, pa halle dhe brenga!

Ardita Jatru said...

Lart,shume lart po shkon Leonard. Nuk e di ku do arrish.

Leonard Seiti said...

Hëm, Ardita, po dë duket se kam ngjitur shkallët ? At'here jam bërë për të ardhur keq !
Ku do arrij !? -buh- Thonë që ka një fund, sado lart të ngjitesh, dhe, fundi është 1.40 metra nën dheh. Ndoshta i imi do të jetë më shumë, ndoshta do të jetë 2 metra, apo më, varet se nga sa lartë do të jem në momentin e rënies. :))
Gjithsesi, nuk është kjo që kam dashur unë, unë gjithmon kam lakmuar Pikën e Vesës, mbi gjethet e barit të lëndinave. Bari i lëndinave nuk i kalon të 20 Centimetrat. Fatkeqësisht, paskam gabuar rrugë, dhe paskam marrë shkallët.

Përshëndetjet e mia.
Nardi