Saturday, July 12, 2008
Sonatë
Nuk është fllad’i hollë pranvere
Është ndjenjë që shpirtin ledhaton
Mpleksur gjethesh me flokë ere
Puthur yjesh k’të mbrëmje t’vonë
Ndaj, mos rri ndrojtur ti zemra ime
A s’po të duket nata, vajzë çapkëne !?
Merre përdore, vërsho në vallëzime
Arenash Vjeneze, nën vështrime hëne.
Lëre flladin, të luaj me tastierat
Një shpirt i blertë s’mund të rr'i ftohtë
Vallëzo me natën për kënaqësin e yjeve
Gjer në mallëngjim, të derdhin lotë.
Dhe kur të jetë lagur aren'e blertë
Nga lotë yjesh, në mëngjes
Lëre çapkënen të shkoj të flerë
Dhe porsi rreze, mbi lotët feks.
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment