
***
Sy i pagjumë, medaljon ergjënd
Fshehur mijra puthje, nën qerpikun tënd
Qeshje e mërzitje, lot si vesë mbi fletë
Zjarre përqafimesh, me krah të ylbertë
Ç’emër ti vë vallë, heshtjes tënde sonte
Tek shëtit e qetë, sipër kësaj bote !
Porsi ti dhe unë , sonte i pa gjumë
Valët më thërrasin, të shkoj tej në lumë
Pa dëgjo se ç’tinguj, ç’melodi – dëgjon ?
Flladi luan harqet, Vjosa po këndon
Unë po shkoj, sakaq, eja edhe ti
Të këndojmë së bashku, një polifoni
T’ja marrë këngës Vjosa, bregu të ja kthej
Ne ti bëjmë Iso, Mali të kërcej.
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment