Sunday, August 10, 2008

Shqiponja


Nëse më kërkon, më gjen
Në thepa malesh, kam folenë
Aty ku shekujt thinjen, treten
Dhe shpirtin lenë nëpër legjendë

Unë jam aty, porsi një murg
Blunë e qiellit kam çati
Stuhinë, kam jorgan të butë
Shkëmbinjtë, dyshek ku trupin shtrij

Llambë e diellit më bën dritë
Etjen time shuan Valbona
Fllad I hollë më bën muzikë
Kënga ime është jehona.

"© Leonard Seiti  BlackEagle"

1 comment:

Unknown said...

Dhe jehona me erdhi deri ketu Leonard, duke me cuar edhe mua madheshtise e bukurise malore. Por, edhe me tej, ama, bukurise dhe forces se vargjeve.