Tuesday, September 9, 2008

***




Nuk di përse, por sot, trishtimi,
Si mjegulla malit, më rri rëndë
Dhe një aromë e hollë e blirit
Frumëmarrjen tënde, më sjell ndër mënd !

Ç’përplasen k’to valë bregut plot zhurmë ?
Ngrysur vetullat qielli blu !
Ti ndoshta tani je ende në gjumë !
Kush vallë tani fle mbi qerpikët e tu ?

Po ç’ka ky fllad që më sillet për’rreth ?
Më ndjek, e ndjek me vështrime nga larg
Dhe sytë mi fsheh gjithmon me një gjeth
Këputur prej blirit tonë, tej në park !

© Leonard Seiti

No comments: