Sunday, September 14, 2008
Unë, emigranti Leonard Seiti
Nuk di, një ditë në do të mund
Gjith ndjenjat fletëve të’i hedh
Pastaj, si flladi t’nis t’i tund
E porsi vjeshtë mbi to të bredh !
Kam frikë se, malli që gurin tret
Do t’mi brej, ngadal, ngadal
E do t’më thinjen të blertat fletë
Si borë e parë, e bardhë, kristal.
Më ndodh, kur skuqet perëndimi
Dhe nis të hedhin valle yjet
T’më vij një zë nga vëndëlindja
Përzjer me fllad që vjen nga pyjet
Dhe ndjej të fëshfërijnë fletët
Ato të blertat, larë në vesë
Ato të vjeshtës, që këputen
E bjenë mbi tokë, plot përtesë
Bashk me flladin ja marr këngës
E ndërsa fletët pëshpërinë
Këndoj për dashurinë e nënës
Këndoj, këndoj për Shqipërinë.
1 comment:
albert einstein ishte nje emigrant gjithashtu ;)
isha prap ne fshat ke te fala
A M
ketej nga sr po bie shi u prish koha plazhi mbaroi bashk me te mbaroi cdo gje...
Post a Comment