Thursday, September 18, 2008

Një zogth

Në qofsha unë një pikë vese
Që një ditë Prilli ra mbi gjeth
Më besoni se, një pikë djerse
Për ëmbëlsi mua ma hedh

Nëse rastësisht ju dukem valë
Që e puth bregun gjat e gjerë
Unë jam veç një zogth Prilli
Që degëve, ferrave shpirtin çjerr

Në qofsha syth i një lulnaje
Që nën rreze dielli qesh, lodron
Diku larg një akullnaje
Do të doja t’i isha medaljon

Në qofsha fllad i hollë pranvere
A erë vjeshte me plot huqe
Do të doja t’isha këngë burimi
Që gurgullon tej në lugje

Në qofsha unë hapi i stinëve
Që vijnë ngadal dhe ikin tutje
Do të doja t’isha veç një gur
Që lind dhe vdes veç me një lutje

Por s’jam gjë tjetër veç një zogth
Një vocërrak që mori era
Dhe si ilaç për shpirt i dha
Një tjetër ferrë, degë të tjera.

© Leonard Seiti 

2 comments:

Lediana Stillo said...

Pershendetje Zoti Seiti.

Eshte kenaqesi te lexosh poezite tuaja te cilat te cojne ne nje delir ndaj natyres. Faleminderit per ndjesine qe me dhuruat sot..

Ledi.

Leonard Seiti said...

Përshëndetje z/Paja
Ju faleminderit për komentin tuaj lënë k'saj lëndine.
Kënaqësia, është më shumë e imja ndoshta, kur lexoj se, ato lule që kam mbjellë lëndinës lëshojnë aromë të këndshme e cila kënaq shpirtrat e atyre kalimtarëve të cilëve rruga i udhëhoqi e kaluan përmes kësaj lëndine.

Ju faleminderit për kohën që ju i kushtuat petaleve ......

Me respekt
Leonard Seiti