U zgjova herët atë mëngjes
Hëna ende s’kishte fjetur
I pashë sytë, larë në vesë
Një ëndrre, ende të pa tretur
E mora erën e varur degëve
Dhe si këmishë trupit ja vesha
Mora kujtime nga ç’do rrugë
Torbës së shpirtit thellë ja ngjesha
I putha lotët në sytë e nënës
Thinjat babës ja ledhatova
Përplasa kokën mur më mur
Mora ca plagë dhe u largova
Kur më pa, atë mëngjes
Një lule Prilli kokën vari
S’do t’ja shoh më sytë me vesë
Ata qerpikë margaritari
I dhash lamtumirën vëndit tim
Qiellit tim qendisur yje
Thellë në zemër ndjeva dhimbje
Një ditë dielli aty mu thye
E putha tokën për herë të fundit
Dhe një grusht dheh futa në xhep
T’më shuaj mall kur të jem larg
Nëse vdes larg, ai dheh t’më tret
Oh ! Lamtumirë ti vëndi im
Po marrë me vete dhe një gur
Ta bëj të kuq me gjakun tim
Të pikturoj mbi të flamur
Që pastaj t’ma vënë tek koka
E dhehu i xhepit të më tret
E kur të shkoj nga varret bota
Të thonë : Albanian, për ramet ! *
* : ramet => Ngushëllim => Ramet pastë.
© Leonard Seiti
1 comment:
Me kenaqesi te lexoj sa here me jepet mundesia. Mbetesh poeti i preferuar.
Te pershendes
Post a Comment