Saturday, October 18, 2008

***


Porsi bora, mu ul mbi flok
Kristal në sy, në shpirt kristal
Një copë rrugë e bëmë tok
Të dy të heshtur, të pa fjalë

Dhe u rrëzuam në një lëndinë
Ku bletë e flutura hidhnin valle
Unë pikë vesë mbi trëndelinë
Ajo polenë, një shtojzavalle

Pastaj mu var përmbi qerpik
Më buzëqeshi ëmbëlsisht
Filloj të tretej pikë pikë
Si borë e parë, e njomë, e brishtë

Dhe më lagu thellë në shpirt
Aq thellë sa, loti nuk arrin
Për herë të parë në jetë, një flirt
Për herë të parë me dashurinë

 © Leonard Seiti


No comments: