Wednesday, October 15, 2008

Ditë-Artë

""ardita said...
Ketu jam,te lexoj dhe jo per te fundit here,por ne vazhdimesi.Do jem ketu te te lexoj me kenaqesine qe me dhuron,per qetesine ne shpirt dhe per dliresine tende ne vargje.

Perhere pac frymezime""
------------------------------------------------------------

Në shenjë falenderimi Ditë-Artë, unë shkrova këto vargje:


T’më vish ti hënëz flokëartë
T’më vish ti ëngjëll k’saj lëndine
T’më vish ti vesa e kristaltë
Përmbi petale trëndeline

T’më vish e qeshur dhe e lumtur
Më shkel pa frikë nëpër lëndinë
Nuk do ti bënte keq një flutur
Lules së brishtë,trëndelinë

Këmbëzbathur shkel po deshe
Ketu s’ka gjemba, mos ki frik
Eja si vesa përmbi gjethe
Si Aurorë, a muzg magjik.

Me respekt : Leonard Seiti




1 comment:

Ardita Jatru said...

Flm Leonard,je poet me plot kuptimin e fjales.
Te pershendes dhe une dhe flm....