Tuesday, October 14, 2008

E fundit herë

E dashur Pranverë, ja ku po të shkruaj
Më ndje ! Nuk do të ketë një herë tjetër .
Atë farë trëndeline që më dhe, po e ruaj
Për t’ja hedhur fushave të një bote tjetër

I mbolla disa farëza brazdave të fushës
Dhe ai dheh i bardhë nuk më zhgënjehu
Por u gjënd sakaq aty dhe një bushtër
E një nga një, nga rrënjët mi prehu

Lëndinës së shpirtit do nis ti hap brazdat
Dhe as që po rikthehem më fushave tej
Me gjak nga zemra do ti vadis aty farëzat
Ku bushtra rrënjët s’do mund t’ja u gjej

Do rikthehem sërish fushave të bardha
Veç kjo do të jetë një botë më larg
At’herë kur t’më jetë shuar drita e yjeve
Që sot me lejon të shoh bushtra përqark.

Shkroi : Leonard Seiti

1 comment:

Ardita Jatru said...

Ketu jam,te lexoj dhe jo per te fundit here,por ne vazhdimesi.Do jem ketu te te lexoj me kenaqesine qe me dhuron,per qetesine ne shpirt dhe per dliresine tende ne vargje.

Perhere pac frymezime