
Pa dëgjo se ç’këngë moçali
Në kor sorrat, krra krra krra
Dirigjente një sorrë mali
Hije rëndë, sa më s’ka !
Merrja ti, e myzeqesë
T’ja kthej labja, iso plotë
Kjo malësorja jonë, për besë
Këngë të bukur shkroi sot.
Ta këndojmë, ti luajm fenë
Sa të tundet gjith moçali
Se bilbilat shkuan të flenë
Gjersa syth i ri të dali
Dëgjoj këngët një bretkosë
Dhe nga vëndi, hop u hodh
- Eja t’ja marrim këngës tonë
Kjo këngë e sorrave po më lodh
Kështu u bë një tjetër kor
Me bretkosa gua gua gua
Ç’melodi, veç të dëgjosh
Si moçali ynë nuk ka !

Shkroi : Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment