Saturday, November 8, 2008
***
O dritë, që gjoksit bje e thyhesh
Në mijra copa t'vogla jete
Herë-herë largohesh, ikën tutje
Herë-herë më puth, më bën për vete
O fllad, që flokëve m’kacavirresh
Krejt lakuriq mbi mua bredh
Më ledhaton, pa frikë se çirresh
E luan me mua, si t’isha gjeth !
O këngë, që zemrës më je ulur
Si zog, mbi degë me mall rënduar
E nëpër gjethe shpirti strukur
Me cicërima, më mban të zgjuar
Më lër, më lër ta ledhatoj
Trupin tënd, lagur në djersë
Nën drit të hënës të pikturoj
Shpirtin tënd, lagur në vesë
Më prek, me lotin tënd, më tret
Një puthja jote t’më coptoj
Unë dëshirë tjetër s’kam në jetë
Veçse, pran teje të jetoj.
Shkroi : Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment