Wednesday, December 17, 2008

Këngë shpirti.



Është koha që ti jap krah këngës time
Që si zog, përmbi tela lehtë m’është ulur
N’ato tela,ku prej kohësh kam nderur kujtime
Nga pesha e mallit të lagur, përkulur

Është koha të përplas flatrat në ajër
E të rend nëpër pyje shpirtrash pafund
Porsi puhizë ere që rend pa ndalur
Gjethet e lagura në vesë t’ja u tund

Të zgjoj n’ato pyje këngë të pranverës
Cicërimat e zogjve që flenë nëpër gjeth
Të këndojnë gjethet me zërin e erës
Që pa ndalur degëve të shpirtit ju bredh

Të fluturoj n’ato shpirtra me krah magjie
Si zog, përmbi livadhe të blerta e pyje
E të ndez në zemra një zjarr dashurie
Ku të digjet pambarim malli i yjeve.

Jam gati tashmë t’i jap krah, të fluturoj
E ndjej se koha në zemër më troket
Kush vallë më parë si unë dashuroj
Dhe këngës së shpirtit, nuk i dha jetë !?

Shkroi : Leonard Seiti

1 comment:

Ardita Jatru said...

Eshte koha sigurisht....fluturo ku te duash,sa te duash humb....vec e di qe do kthehesh me...Kenge shpirti.