Zog i vjeshtës në kraharor m’ul
Dhe stuhi malli aty mori jetë
Nga pesha, degë e shpirtit u përkul
E nisën të thinjën të blertat fletë
E mbajta frymën për një çast
Dhe hapa librin e kujtimeve
U zgjuan ëndrrat me pranverë
Që ruaja thellë në zemrën time
Por janë veç ëndrra, të pafund
Ndaj pemë e shpirtit hesht e trishtë
E këngë e yjeve tashmë nuk mund
Që t’ma rikthej pranver’n e brishtë
Një nga një më k’puten vitet
Pranvera ime s’kthehet më
E zog i hënës më mërzitet
Dikur fëmij, luaja me të.
Shkroi : Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment