Jeanny from Falco
E shita shpirtin për pak çaste
Një kurve, që s’bënte autostop
Por bareve e gjeje në jo pak raste
Tek kthente kupa vere plot
M'u var në qaf si t’ishte hënë
Si medaljon i larë në ar
Më pyeti qetë: -Si do e lëmë ?
Shih se ç’nur sonte kam marë !
Unë heshta për një çast, pastaj
E vështrova qetë në sy
- O hënë e bukur, mos më vër faj
Unë thjesht nuk jam ushqim për ty
Shiko k’to foto – qet më tha-
Sa më janë lutur, përgjëruar
Më japin pije, flori, para
Të tjerë më falen gjunjëzuar
E ktheva gotën gjer në fund
Pastaj mbas krahëve e hodha tej
Fatin e gotës - i thash - unë s’mund
Atë të verës, kërkoj të gjej
Një pikë lot, i lagu sytë
E ndjeva ! Shpirtin kishte humbur
Më tha: - Doja një botë të yjtë
Ku të zgjohesha e përgjumur
Ja ktheva qetë : Oh e mirë
Jeta vetë është një ëndërr
Kur ne të zgjohemi, një të gdhirë
Ti do jesh nuse, e unë një dhëndërr.
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment