Tuesday, January 6, 2009

Një shpirt i lirë

Në burgun-jetë, dënuar me vdekje
Të vetmin çast lirije që pata
Të vetmen puthje, të vetmen prekje
Ja dhurova flladit, që ndoqa mbrapa

E mora zemrën sërish në duar
Fllad i hollë më kërkoi pikturë
Me penën shpirt, aty kam shkruar
Atë që ti s’ke lexuar kurrë

Atë që ligjet s’mund ta dënojnë
S’mund ta mbyllin qelive të zeza
Djaj e mollë s’mund ta mashtrojnë
Dhe forcë s’kërkon të marri tek shpresa

Kurrë s’kërkoi të ndryshosh mendim
Ti qen i bindur, s’mund ta shfarrosësh
Ai kurrë su përul të nderonte madhërinë
Një shpirt të lirë ti s’mund ta burgosësh

Le të krijoj Zoti yt dhe ligje të mjera
Dhe ti si i bindur ekzekuto - me litarë
Veç prit të ti them nja dy fjalë të tjera
Përpara se vdekjen për nuse të marrë

Më dëgjo të them se, trupin se dua
Se jeta ime ndoshta s’vlen aspak
Unë shpirtin tashmë ja kam dhënë hua
Flladit që furtunë do të kthehet mbas pak

Ndaj mos u gëzo tepër me varjen time
Veç do t’më nxjerrësh nga jeta-qeli
E pastaj do dëgjosh, si flladi furtune
Një jetë të tërë në vesh do t’ulërij

Dhe do t’i falesh Zotit tënd sërish
Të tjera ligje të nxjerr pa fund
Veç më kot, po të them, ta dish
Një shpirt në furtune ta burgosësh s’mund.

Shkroi : Leonard Seiti

No comments: