Më vjen të vjellë nga kjo kohë e qelbur
Kjo kurvë kohë që mban erë parfumi
Në prehrin e së cilës, tuaf e budallenj
Flenë si të dehur me doza valiumi
Më jep neveritje gjer në gjak
Fytyra e saj me makiazh e lyer
Shpirti më dhemb kur i shoh në shtat
Fytyra të njohura në lecka të kthyer
Më dhembin sytë nga sytë e mikut
Të kthyer tashmë në skllav të bindur
Nga fjalët e tij, të gjitha përralla
Brroçkulla mbi prehrin e kurvës lindur
Më dhembin veshët nga fjalët e shoqes
Kur këshilla, në emër të Zotit më jep
Dhe as që e ka idenë fare, e mjera
Se Zoti tashmë është kthyher në qep
Dhe s’mund të bëj gjë tjetër përveç,
Sytë e pagjumë t’i djegi në lot
Dhe kurva kohë tallet e qesh
Me tuaf skllevër që popullojnë k’të botë.
Mjerane e mjeran me fytyre intelektuali
Që pasqyra e kurvës i bën të mëdhenj
Dhe ju duket vetja me peshën e një mali
Por që sjanë gjë tjetër veçse skllevër budallenj.
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment