Thursday, January 8, 2009

Në varrimin e një luleje.

Një lule që ime ëmë ma kish mbjell në trup
E varrosa dje me gjethet në park
Nuk ma vrau vdekja por një harbut
Me fytyrë intelektuali e duar me gjak

I dhash lamtumirën duke ja puthur sytë
Ku klithma e fundit i ishte tretur
I hodha mbi varr një botë të yjtë
Dhe gjethe të verdha ende pa vdekur

Pastaj me natën u shkriva në një
Dhe ika larg për në një tjetër botë
Trupin e njomë t’asaj lule t’brishtë
Ja lash për ushqim dheut të ftohtë

Nuk më trishtoi lulja tek mbyllte sytë
Më trishtuan petalet që iu këputën ngadal
Më trishtuan pemët, hëna, dhe yjtë
Tek rrinin heshtur, memec, të pafjal.

Diku në fundshpirti hodha një gurë
E zgjova aty një ëndërr tjetër
Lamtumirë ti e dashur që s’të putha kurrë
Lamtumirë ti botë plehrash, kurvë e vjetër.

© Leonard Seiti 

No comments: