Kur sytë e mi të vallzojnë në altar
E tingujt e këngës qelq të kumbojnë
Nën petkun e qiellit të ndezur në zjarr
Nga valë vetëtimash që vijnë e shkojnë
Kur sekondi i fundit të jap shpirt në dhimbje
Dhe e fundit lëvizje të jetë një qerpik
Mos qeshni, por qani se nuk jam në ikje
Në dhomën e kohës veç një llambë po e fik
Pra le të mblidhen korbat mbi trupin tim
Festoni me këngë e valle hare
Kush më deshi më pak t’më shqyej mëlçinë
Kush më shumë më deshi, zemrën edhe…..
I mbushni kupat përplot me gjak
Dhe pini e dehuni nën tinguj qelq
Do të vij dhe unë mes jush mbas pak
Dhe vallen e fundit përdore do heq
Po mësoj sëfundmi si ngulet thika
Mbas shpine pa zhurmë në natën e zezë
Injorant deri dje, dhe nuk e dita
Mendoja,besoja se kishte pak besë.
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment