Friday, January 9, 2009

Këndo të lutem e mos u ndal.

Shpërthe ti vullkan që të ruaja brënda
Përskuqe qiellin tim gjerë e gjat
Është koha të shoh, të dëgjoj ma ka ënda
Të puthem me llavët e tua në flakë

Shpërthe e digj ç’do gjë gjen përpara
Pa frikën e mëkatit që prifti predikon
Le të digjet kurani, a bibla e para
Dhe Zoti i tyre, i vetmi padron.

Këndo për mua, këndo pa frik
Më këngën tënde shkrumbo gjithshka
Edhe nëse,ndonjë mjeran e kam mik
Një mik më pak, nuk është hata

Veç ti këndo, e skuqe qiellin
Të buças zëri yt i ruajtur fshehur
Së bashku notat në llavë ti mbjellim
Të kërcejnë yjet në valle të dehur.

Shkroi: Leonard Seiti

No comments: