
Jam në qerpikun e pa rritur ende
Të dritës që sytë ka filluar t’ju verboj
Kur të shpërthej pranvera në sythe e gjethe
Vendosja e syzeve s’do të mund t’ju ndihmoj
Jam në hapat e para të një fëmije çapkën
Pranë fitilit të pandezur të një shpërthimi yjor
Këmbët i kam varur e i tund përmbi hënë
E luaj me një shkrepse të ndezur në dorë
Më pëlqen si toka, një topi i ngjan
Futbollin tashmë e kam mësuar fare mirë
Në fushën blu do zbres, ta shqelmoj
E ti bëj Gol Zotit, me goditje të lirë
Shkroi : Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment