Sunday, January 11, 2009

Virusi Viagër


Të jemi realist për pak
Ti më deshe dhe unë të desha
A st'ë kujtohet, dikur në park
Me stin pranvere në shpirt të vesha

A s'të kujtohet, kur bënte vapë
E lageshin gjinjt e tu në djersë
I njëjti, unë isha prap
Që ti puthja pa përtesë

Po kur vjeshta, si fëmij
Nis të qante pa pushuar
A nuk të struka thell në gji
Përmes krahëve përqafuar

Tani ç'ke që më mundon
Dimër është, më lër rehat
Se bilbili më s'këndon
Është e kot ta zgjuash prap.

© Leonard Seiti 

No comments: