Nuk di, më parë nga ta filloj
Sa gjëra ende nuk janë thënë
Zemra, penë e ngjyer në bojë
Shpirti, gjeth’ i verdh në hënë
Ja njoh mire hapat dhimbjes
Epshëm, jemi puthur shpesh
Më vjen si fllad i lehtë, tinëz
E porsi vjeshtë ngadal më zhvesh
Pastaj, më puth e eksituar
Ndërkoh që nata rrugëve bredh
Ma merr gjumin lehtë në duar
E porsi verë në gotë ma hedh
Dhe ngreh dolli,më thotë: Gëzuar
- Ish bërë koh o miku im
Me të tjerë s’kam festuar
Si bëj me ty, gjer në agim
Ja kthej, me gotën plot: –Gëzuar
Dhe unë si ti o mikja ime
Nga asnjë tjetër, s’kam provuar
Kaq epsh e zjarr në përqafime
Vërtet nuk di nga ta filloj
Ç’të them më parë, më mbas ç’të them
Tek endem, buzagaz mendoj
Ta nis me lule, me vesë, polenë
Oh, e ndjej at’aromë t’pranverës
Sytë me makiazh ngjyrë manushaqe
Tek puthet degëve si vajz e virgjër
E ndrojtur skuqet, trëndafil në faqe
Dhe këngën, këngën e bilbilit
Që shpirtin ferrave e plagos
E zgjon mëngjeset magjik të Prillit
Më zgjon dhe mua, doemos !
Oh, vërtetë s’po di nga ta filloj !
Janë kaq shumë gjëra, s’ti kam thënë
Pena zemër, me gjak i shkroi
Mbi shpirtin gjeth të verdhë në hënë.
Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment