Të virgjrat ditë që lash mbas krahëve
I kam harruar tashmë
S'ja u ndjej parfumin grave
E s'ju dëgjoj më zë
Trupi that tashmë më rri
Dikur ujë në djersë
Lagem veç kur bie shi
Jo në ditë me vesë
Gjum të qet bëj, se mohoj
Jam bër ca dembel
Madje shtratin se ndërroj
Si dikur hotel !
Nuk puth më buzë të lyera
S'kacavirrem më
S'luaj më me flok't si era
Si dikur pa zë
S'kafshoj më kokrra limoni
Dhëmb't më mpihen leht'
Nuk më bindet më timoni
Si dikur në det.
Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment