Thursday, February 19, 2009

Dashuri me një ëndërr

U zgjova herët k’të mëngjes
Në shtrat, një ëndër kisha pranë
E brishtë, e njomë, kristal, si vesë
U pamë në sy, por fjal nuk thamë !

Mendova ; Ende jam në gjumë !?
E trëmba ndoshta - ajo mendoj-
Jo, jam zgjuar, s’kam fjetur shumë !
Mendoj : - Besdis ? At’her po shkoj !

Oh jo, -mendova- veç, s’po besoj !
Më prek,- mendoj- e jotja jam
Mendova:- U bën kaq vjet që të kërkoj !
Mendoj :- Po aq më shumë unë sot i kam .

Mendova: – E mbajta fjalën ,të kam pritur
Mendoj: – E di, të njoh mire se kush je ti
Mendoj: – Ndaj kthehem sot, si vajz e rritur
Menduam: – Pra le të bëjmë sot dashuri.

Kështu u puthëm, buzëve zjarr
Me mall vitesh të përlyera
Mendoj: – Fushës hidhi farë
Që të shpërthejnë kur vjen pranvera.

Leonard Seiti

No comments: