
U zhyta thell në zemër sot
Të gjeja nja dy fjal
Dhe ja seç zemra ime thot :
Në s'të pëlqejn, më fal !
E pyeta zemrën e butë
Ç'far ti shkruaj vallë !?
Mu përgjigj qet' e urtë
- I shkruaj se ke mall !
E pyeta zemrën -Po pastaj ?
Kaq më duken pak !
Duro - më tha, - mos të të shaj
Se e paske hak.
E mbylla sqepin tim të gjat
E zë, s'lëshova më
Për gjith këto që vijn më poshtë
Fajtore zemrën bë.
Jam gjysma jote e bardhë
Je gjysma ime e kuqe
Një mollë në mes e ndarë
Me zënka e plot huqe
Nuk është herët, e as vonë
Të kthejmë një faqe tjetër
Ta flakim tej të shkuarën tone
Si një broshur të vjetër.
Jo për qefin tim,
Jo për qefin tënd
Për hir të dashuris
Që nuk gjeti vënd
As në zemrën tënde
As në zemrën time
Të dyja të tejmbushura
Me mijra gabime
Lamtumirë ti letër
Mbushur dashuri
Unë jam veç një gjysëm
Tjetrën gjëje ti.
© Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment