Tuesday, March 3, 2009

E fundit ëndërr.

Shpesh herë në jetë më ka ndodhur
Përmbi ëndrra të jem rrëzuar
Të jem ringritur sërish, i lodhur
Me një tjetër ëndërr përqafuar

Por, dje u rrëzova mbi një ëndërr
Si kurrë më parë s’isha rrëzuar
Dhe m’u shëndrrua e vogla zemër
Në një ishull, me fletë mbuluar

Dhe mu duk vetja fëmij, pa jetë
Kufomë, nën qiellin petale vdekur
Ndërsa e fundit ëndërr, porsi fletë
Në mëndjen time ishte tretur

Ndërkoh që dallgët duart lidhnin
Në të vjetrin vallzim dhimbjesh
Fshehur hijeve, shpirtra hidhnin
Valle vdekjesh, nën ritme klithjesh

Por, derisa të hapte krahët
E të nisej hëna për fluturim
Në zemrën-ishull balcamosa
Të të fundit ëndërr, mallëngjim.

© Leonard Seiti 

No comments: