Thursday, March 5, 2009

Toka ime.



Jam pjella e shtirë e k’saj toke kurvë
Për ç’do ditë shtatzane, krimba pjell
E mbarsur nga Zoti, një qëni’e paudhë
Që në mitrën e saj ç’do ditë vjen e vjell

Në syrin e krimbave jam idealja kufomë
Ushqim për dhëmbët e tyre të mpreht
Si gjethe e pranverës, e brishtë, e njomë
Që s’i mundon ta brehin dhe tretet lehtë.

Oh, toka ime që rrit veç krimba
Je infektuar keq, ke nevoj për doktorr
Uroj që një ditë nga larg, galaktika
Të dërgoj një tabletë penicilinë, metehor.

Shkroi : Leonard Seiti :05/03/2009

1 comment:

xhenius said...

krejt rastesisht kalova,u magjepsa!
i mprehte,i embel,i dhimbsur,i thelle.komplimenta!