Era degëve ç’jerr trupin në gjak
E shi i lehtë pikon përmbi gjethe
Duhemi shumë, por flasim pak
Çaste të tëra shihemi në heshtje
Kur ëndrrat zgjohen, marrin jetë
Ne jemi bashk, për ç’do mëngjes
Pastaj rrëzohemi në livadh t’blertë
Kur dielli etjen shuan me vesë
E bukur që djeg zemrën time
Të shoh një cast e humbet orë të tëra
E nis të kërkoj petaleve pa fund
Ishte këtu, por e humba, ç’e bëra !?
© Leonard Seiti
4 comments:
nuk mund te rri pa u kthyer ne kete dere,gjej gjithmone dhurata te vlefshme,flm!
Dhe kjo derë është gjithmon e hapur për ata që kanë dëshirë të hyjnë e të rihyjnë Xheni.
Shpresoj që ndokujt të mos ja kem vjedhur kohën kot gjat gjithë këtyre kohëve që kam hedhur vargje në Blog apo në Forumi Shqiptar.
Kënaqësia është e gjitha imja, ndaj s'ka përse t'më falenderosh.
Me respekt:
Leonard Seiti
Leo, kjo ishte poezia me te cilen me pershendete?
Gjithsesi, c'rendesi ka nese eshte kjo ose jo. Mua me shijoi...
Perqafime
Su
Ëhë, ishte kjo, ëhë :)
Ishte dhe muzika e luajtur në piano më sipër, ëhë :)
Dhe më bëhet qefi që të shijoi, ndryshe do t'më duhej të të kërkoja ndjesë për humbje kohe .
Të përqafoj dhe unë Suz
Leo
Post a Comment