Hapi sytë lehtë një syth dhe doli
E flladi këngën nis këndoi
Një zog që degëve u ul, më foli
Ajo po vjen - më tha - dhe shkoi
Një pikëz vese mbi flok më ra
Tek puthja rrezen e parë të dritës
T’ja marim valles, vëlla - më tha
Bashk me sythin e margaritës
Ajo po vjen, pra le ta presim
Me këngë e valle, si i ka lezet
Mbas pak do t’puthet me mëngjesin
E veshur nuse, me fustan të blertë
Shkroi : Leonard Seiti
No comments:
Post a Comment