Tuesday, March 17, 2009

Mbi tela shpirti.



Një shpend i bardhë porsi dëbora
Mu ul mbi tela në shpirt dhe qeshi
Ç’pati gjeraqina – më tha – e gjora
Që me trishtim, trupin e veshi ?

Të jetë lënduar vallë –më pyeti !?
Po korbi që e ngushëllon, ç’pati !?
Të kenë rënë kaq thellë të dy
Përmbi kalldrëme monopati !?

T’ju jenë thyher krahët ndoshta !?
A mos vallë fijet blu janë k’putur!?
Ndoshta duhet t’më vij keq !
Ndoshta jo, kështu është më bukur !

Vallë ku ishin, kur dorë e zezë
Më helmonte gjer në gjak !?
Me trishtimin tuaj sot unë qesh
Mbi tela shpirti tek ulem prap.

Shkroi : Leonard Seiti

2 comments:

xhenius said...

Me ke lexuar aq shume me kete poezi,sa marr guximin te t'them me sinqeritet ,qe u ndjeva teper e vogel;uroj me gjith'shpirt qe kjo bote kaq e pasur dhe elegante qe gurgullon brenda teje,mos shterofte kurre!

Leonard Seiti said...

Faleminderit Xheni

Nuk është ideja t'i bëj njerëzit të ndjehen t'vegjël. Ideja është t'i bëj njerëzit të gjejnë diçka nga vet'vetja, ato pjesë që pasqyra nuk ja u tregon dhe që më parë nuk kanë menduar se, " edhe ky/kjo " jam unë. Me pak fjalë, shkrimet e mia janë një lloj pasqyre, ku dhe unë vetë gjej vet'veten shpesh herë.
Përshëndetje të sinqerta

Leonard Seiti