Përveç një petali që tundet në erë
Fjala e kot më t’merron, më ç’mënd
Kur më vjen si pasthirrmë gati të bjerë
Por, jam regjur tashmë nga fjal të tilla
Si pilaf i orizit që ujë më s’mban
Ndaj krejt i vetëm fluturoj mbi hapsira
Ashtu si shqiponjat zakonin e kanë
Nuk jam mik i askujt veç pranverës
Nuk dashuroj askënd veç margaritës
Nuk jam pikë loti, jam djersa e erës
Jam një pikë vese, shuaj etjen e dritës
Dhe telat, telat e shpirtit violinë
I shtrëngoj sa më fort për tinguj të mpreht
E këndoj, për të vetmen spekatator në lëndinë
Margaritën, që butësisht mbi petale më pret.
© Leonard Seiti

No comments:
Post a Comment