Ti ndoshta do të këndohesh një ditë
Unë ndoshta qyshkur do jem tretur
Ndaj, i kam mbledhur të gjitha magjitë
E trupit, si vesë butësisht t’i kam hedhur
Të kam veshur me qiell të stolisur yje
Në gush të kam vënë hënën monedhë
Në kokë, margarita t'mbledhura n'pyje
E flok've, flladin kam lëshuar, të bredh
Shpirtin, dashuri ta kam mbushur plot
Sa do të kishte zili vetë Afëridita
Në qerpik të tam nderur ca pika lotë
E në sy, ca rreze të holla, të imta
Dhe zemrën, oh, tënden zemër
E gjitha e blertë, me flatra petalesh
Të krijova kështu, të lire, të pa emër
T’fluturosh hapsirave, e kurrë t’mos ndalesh.
Shkroi : Leonard Seiti 16 Janar 2009
No comments:
Post a Comment