Saturday, May 16, 2009

***


Më zuri gjumi përmbi fletë,
Një cigare kisha lënë ndezur,
Më dogji ëndrrat që një jetë
Si pika vese i kisha mbledhur.

Hapat e natës s’munda ti ndjej
Tek brithte rrugëve fustan grisur
As zhurm, as buj s’dëgjova tej
Nën qiellin blu me hënë qendisur

Ç’gjumë të kishte qënë vallë !?
Si të isha gjysëm vdekur !
Gjuh’t e flakëve dalngadal
Shpirtin zjarr më kishin ndezur.

Ju do mendoni se, kisha pirë !
Ju them : Po – Dy pika lotë!
Ndoshta hëna do të dij më mire,
Diçka më shumë se unë t’ju thotë.

Dhe nuk më zgjoi zog’ i diellit
Që këndon degëve ç’do mëngjes
Më zgjoj një lot që u k’put qiellit
Një vogëlushe, pikëz vesë.

Ish lot’i saj i ngrohtë, kristal
Me një pikë lot, më rijep jetë
Me një vështrim më tret ngadalë
Si dielli vesën, përmbi fletë.

© Leonard Seiti 

11 comments:

xhenius said...

Më zgjoj një lot që u k’put qiellit
Një vogëlushe, pikëz vesë.....

ah,sa proteina paska pas ajo trahanaja! :)
qerpiket mu njomen,flm!

Leonard Seiti said...

Shpresoj që vetëm qerpikët, shpresoj të ketë qënë veç një pikëz......

"Me një pikë lot, më rijep jetë"
"Me dy pika,më lëndon,"
"Pikë e tretë me vdes, më vret"
"Më fik, si llambë e natës vonë"

xhenius said...

...me jane thare te bekuarat:(.....

Leonard Seiti said...

Uh, se më trëmbe :) -thash, kaq e pata, mbaroj dhe për mua :)jo për gjë, por s'di as not :)

xhenius said...

me gjith ato pishina qe keni atje,s'te falet,por,me gjeti taksirati,dhe ato leksione po ti jap:)

Leonard Seiti said...

Po, ke të drejtë! Këndej ka pishina.Madje dhe shkoj, por, për të qënë i sigurt që nuk mbytem, kam blerë një varkë,"një të thjeshtë që gjeta, një varkë nga ato që: si usano per i gamberi" :) veçse, ende s'i kam vënë emrin!

Rastësia, mbretëresha e çudirave them unë gjithmon.
Sonte tek Rete4 ndoqa për të shumtën herë filmin -Forrest Gump-, i cili për të shumtën herë tha: -Jenny -është emri më i bukur në botë, dhe -Jenny- quajti atë varkën e tij - per i gamberi.
Më duket se të shtunën Rete4 transmeton "Davnici Code" apo jo!?

Faleminderit për gadishmërinë që tregove për leksionet Jennyyy. :)

xhenius said...

:P quanta fatica trovare quella barca,perchè i gamberi se la cavano benissimo da soli:)

noooooooo,per favore,non chiamarla "jenny" perche ,porta sfiga:).TI saluto!

Leonard Seiti said...

E va bene, non la chiamero "Jenny"
anzzi, neanche ne ho una barka per i gamberi, era soltanto un scherzo, visto che avevo appena seguito il film. Lo so che i gamberi sono bravi a nuotare. Ma io .... :(

Ma tu veramente mantienni le promesse ?? Cioè, hai fatto una promessa.
Ti saluto anch'io.

xhenius said...

hahaaaaaaaa,e che ne so,il mondo gira, ed é così piccolo,questo é il bello della vita, notte e sogni d'oro!
P:S scusami,mi son'dimenticata dei tui notti in bianco :)

Leonard Seiti said...

Quando ho letto che mi aguravi "sogni d'oro" ho dormito come un cuciolotto di appena due settimane. Ed ho dormito bene per l'intera note. Nepure il posizzione non avevo chambiato. Pero, dei sogni, non ne ho avuto!:(
Almeno ho provatto, no! Magari, stanote avro qualche sognio di quelle che me aguravi tu. Ce sempre da sperare :)
Buonna giornata a te.

Anonymous said...

Hello man!

It is my first time here. I just wanted to say hi!